English

Përmirësimi I Jetëgjatësisë Së Pacientëve Me Talasemi, Prioritet I Msh

- Flet ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në konferencën "Parandalimi i sëmundjes së talasemisë dhe siguria në mjekësinë transfusionale" - TIRANË, 7 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - "Përmirësimi i jetëgjatësisë së pacientëve mbetet prioritet i MSH, që ka tashmë të konkretizuar Strategjinë Kombëtare për menaxhimin e sëmundjeve të lindura të gjakut", tha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në konferencën "Parandalimi i sëmundjes së talasemisë dhe siguria në mjekësinë transfusionale", në Tiranë. Në këtë dokument politik është caktuar objektivi për reduktimin e numrit të lindjeve të fëmijëve të prekur me talasemi dhe homoglobipati të tjera, përmirësimi i jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës së pacientëve. "Ndërhyrja më madhore në trajtimin cilësor të këtyre pacientëve lidhet me marrjen e preparatit 'Exjade' që nga viti 2005, që eleminon hekurin e tepërt si pasojë e tranfuzioneve të shumta", tha Vasili, sipas të cilit, rimbursohet nga shteti, ç'ka tregon vullnetin e qeverisë për ta përballuar sëmundjen me çdo çmim. Për të rritur sasinë e dhe sigurinë e gjakut të mbledhur, MSH ka marrë një sërë masash për rishikimin dhe hartimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për kalimin nga dhurimi me pagesë, në dhurimin vullnetar pa pagesë, hartimin dhe miratimin e Programit Kombëtar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vasili vlerësoi fuqizimin e promocionit për dhurimin vullnetar të gjakut në bashkëpunim me strukturat e shëndetit publik dhe OJF-të, ku MSH ka planifikuar një fond të veçantë. Ndërhyrje e rëndësishme për rritjen e sigurisë së gjakut është futja këtë vit e metodës NAT në testimin e gjakut të dhuruesve për agjentët infektiv. "Lajmi i mirë është që gjatë këtyre dy viteve të fundit ne nuk kemi partur raste të reja me infektimit të hepatit C dhe HIV/AID", tha Vasili. Ai bëri të ditur rritjen e dhuruesve të gjakut, ku rezulton se rreth 75% e gjakut të mbledhur është nga dhurues pa pagesë, kundrejt 30 % që ishte në 2003. "Përmirësimi në trajtim ka sjellë zgjatjen e jetës mesatare të pacientëve me talasemi. Para vitit 200 nuk kishim pacientë mbi 18 vjeç dhe sot ka të moshës mbi 30 vjeç që kanë jetë normale", tha Vasili./n.m/
KOMENTE