Librazhd, 7 maj, NOA – Forcat e policisë së Librazhdit kanë arrestuar në flagrancë një person, pasi ka plagosur një tjetër duke i shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore.
Bëhet fjalë për Besnik Kurtin, 27,vjeç, lindur e banues në fshatin Funarëz të Librazhdit, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjete të forta 19-vjeçarin me inicialet A.D, banues në qytetin e Librazhdit.
I dëmtuari mësohet se u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por duke parë gjendjen e tij tepër të rënduar, ai është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku aktualisht rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje’, e cila parashikohet nga neni 88 i Kodit Penal.
n.e/NOA