English

Prifti: Ndertimi I Hec-I Te Skavices Do Te Filloje Se Shpejti

TIRANE 7 Prill /ATSH-E.Xhajanka/-Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës në verilindje të vendit, pritet të fillojë së shpejti. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti i pranishëm në grupin e specialistëve që do merret me ndërtimin e hidrocentralit deklaroi se "ndërtimi i tij është i një rëndësie të veçantë, pasi do të ulë prurjet në kaskadën e Drinit dhe si rezultat, do të bëjë edhe eleminimin e përmbytjeve në zonën e Shkodrës". Duke vlerësuar ndërtimin e HEC-it të Skavicës si një projekt madhor të qeverisë në sektorin energjetike, ministri Prifti shprehu bindjen se kjo vepër do të kontribojë edhe në përmbushjen e objektivit për të siguruar 24 orë energji elektrike pa ndërpreje për konsumatorët në të gjithë vendin. Për ndërtimin e Skavicës janë hartuar dy variante. "Varianti i parë është ndërtimi i Skavicës së madhe me liqen të madh që del në Maqedoni dhe e dyta, një projekt me liqen më të vogël që është brenda kufirit shqiptar", tha Prifti, duke nënvizuar se më i përshtatshëm është varianti i dytë, pasi kërkon më pak kompetenca administrative./n.m/
KOMENTE