English

Ps:Kërkesa Për Transparencë Mbështetet Në Kushtetutë

TIRANË, 7 Maj/ATSH/.- Partia Socialiste konsideron se kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve mbështetet në të drejtën kushtetuese. Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, konfirmoi gjatë një konference për shtyp, se "ajo që PS kërkon sot është transparenca e zgjedhjeve mbështetur në të drejtën kushtetuese". "Kjo nuk ka të bëjë me ndryshim të rezultatit apo me vendime të Kolegjit Zgjedhor, por ka të bëjë me respektimin e një të drejte ligjore", u shpreh deputetja Leskaj. Duke shprehur angazhimin e PS-së për zgjidhjen e krizës, deputetja socialiste falenderoi Komisionerin për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, për angazhimin permanent dhe mbështetjen e dhënë proceseve integruese të Shqipërisë në BE, si dhe për nxitjen që i ka bërë politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. /a.s/s.s./
KOMENTE