Rasmussen Kërkon Përmirësimin E Marrëdhënieve Mes Serbisë Dhe Nato-S
BUKURESHT, 7 maj /ATSH-AFP/ - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen theksoi sot në Bukuresht se dëshiron një përmirësim të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Beogradit.
"Do të dëshiroja vërtet një marrëdhënie më të mirë mes Serbisë dhe NATO-s'', theksoi ai në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Rumani.
Sipas një sondazhi të publikuar në muajin shkurt nga agjencia ''Medium Gallup'' pjesa më e madhe e serbëve kundërshtonin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, veçanërisht për shkak të bombardimeve të kryera më 1999 nga Aleanca Atlantike për të rrëzuar Slobodan Milosheviçin.
Marrëdhëniet e Beogradit me NATO-n janë përmirësuar gradualisht që prej rrëzimit të regjimit të Milosheviçit në vitin 2000./
/ec/ a.jor.