Spanjë, 7 Maj NOA - Reali i Madridit me sa duket është në përgatitje për fillimin e sezonit të ri të merkatos, ku sërish ata kërkojnë të bëjnë blerje mjaft të rëndësishme në ekipin e tyre.
Me sa bëhet e ditur objektivi i parë i Florentino Perez, mban emrin e Steven Gerrard, i cili është ndjekur nga madrilenët dhe në të shkuarën.
Sipas “Daily Mirror”, drejtuesit e Realit janë të gatshëm për ta sjellë Gerard në “Bernabeu” dhe për këtë gjë kanë ofruar një shifër prej 30 milionë sterlinash në drejtim të klubit të Liverpulit.
Objektivi tjetër i tyre, mban emrin e Edin Dzekos i cili aktualisht është në radhët e Volfsburgut dhe Reali për të siguruar shërbimet e tij, më parë duhet të mposhtë dhe konkurrencën e klubeve të Juventusit dhe Manchester United.
r.b/NOA