Tiranë, 07 Maj, NOA - Grevisti Demo Muhaj, i cili u transportua dje nga çadrat për në spital është rikthyer sërish në grevë.
Muhaj u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Dje grevisti humbi ndërgjegjen pasi vuante nga hipertension.
Pas marrjes së mjekimit dhe qëndrimit në spital ai është rikthyer sërish në çadra. "Do të rikthehem në grevë pranë shokëve të mi, më i rrezikshëm se vdekja është kryeministri që vjedh votat e shqiptarëve"- këto janë fjalët që ka thënë grevisti para se të hynte në çadra për të rivazhduar grevën, edhe pse mjekët nuk ia kanë rekomanduar një gjë të tillë.
m.xh/NOA