Rusi - Një E Vdekur Nga Një Shpërthim Në Një Stacion Hekurudhor Në Dagestan
MOSKË, 7 maj /ATSH-AFP/ - Një grua mbeti e vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një stacion hekurudhor në Dagestan, republikë ruse në Kaukaz, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve Itar-Tass dhe Interfax.
Shpërthimi ndodhi në Derbent, qytet në jug të Dagestanit, përgjatë brigjeve të Detit Kaspik, në një moment kur treni po afrohej, njoftuan burimet e shërbimit të sigurisë, të cilat citoheshin nga agjencitë.
Ndërkohë që tre policë rezultojnë ndër të plagosurit, sipas Interfax./
/i.p/