Shba: Marrëdhëniet Me Britaninë Nuk Ndikohen Nga Paqartësitë E Rezultateve Zgjedhore
UASHINGTON, 7 maj /ATSH-AFP/ - Marrëdhëniet ''e shkëlqyera'' mes SHBA-së dhe Britanisë nuk do të ndikohen nga paqartësitë e krijuara nga rezultatet zgjedhore të së enjtes në Britani, ku asnjëra prej partive nuk ka marrë vota të mjaftueshme për një mazhorancë absolute, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë.
"Ngutemi të bashkëpunojmë, kushdo qoftë, që do të marrë postin e kryeministrit", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Presidenti Obama u njoh me rezultatet e zgjedhjeve britanike, shtoi ai.
Sipas rezultateve zyrtare përfundimtare, konservatorët kanë arritur fitoren e parë elektorale që nga vitit 1992, me 306 mandate deputetësh, ose 36.1 për qind, rreth 100 vende më shumë se gjatë zgjedhjeve legjislative t vitit 2005.
Ata u ofruan sot një bashkëqeverisje Liberaldemokratëve, partia e tretë britanike, por laburisti Gordon Brown, partia e të cilit arrit rezultate më të ulëta që prej vitit 1993, 258 mandate deputetësh ndryshe 29 për qind nuk e ka po lëshon terren./
/i.p/