Shënim - 'The Economist': Fatkeqësitë E Greqisë Dhe Fqinjët Rajonalë
- Marrë nga revista ''The Economist'' 6 maj 2010 -
TIRANË, 7 maj /ATSH/ - Vënia në dukje të qartë të rënies drastike ekonomike në Greqi, të paktën përkohësisht, përbën një fakt pozitiv për fqinjët e brishtë ish-komunistë të vendit.
Shqetësimi i madh i këtyre vendeve janë bankat greke, që përbëjnë rreth një të katërtën e aseteve bankare në Bullgari, rreth 15 për qind në Rumani dhe një të dhjetën e aseteve ekonomike në Serbi.
Këto institucione po përballen me mundësinë për drejtimit nga depozituesit, ndërkohë që shqetësimet shtohen lidhur me situatën në Greqi dhe rrjedhimisht me bankat greke.
Autoritetet financiare në disa vende fqinje kishin vendosur paraprakisht rregulla të jashtëzakonshme për situatat emergjente, për shtyrjen dhe nëse do të ishte e nevojshme, të parandalonin që selitë lokale të bankave greke që të nisnin likuiditetin e tyre drejt zyrave qendrore në Athinë.
Plani i shpëtimit të hartuar nga BE dhe FMN, që përfshin 10 miliardë euro fonde për rikthimin në gjendje operative të bankave të Greqisë, përcakton përmes një rregulli të veçantë se duhet që filialet e tyre jashtë vendit të mbahen operative dhe të vazhdojnë dhënine e huave.
Kjo thekson përpjekjet e bëra vitin e kaluar për forcimin e besimit në bankat a huaja në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe dhënien fund të largimit të tyre nga paniku në treg.
Në këtë proces, siç ndodh, Greqia ishte veçanërisht jo e gatshme për ndihmë.
Ndërkohë që këshilltarët dhe ekspertët e ekonomisë po ushtrojnë presion mbi FMN-në dhe autoritete të tjera financiare që të garantojnë një qëndrim të ndryshëm të autoriteteve të Athinës këtë herë.
Çdo ngurtësim i mëtejshëm i kretidimit në rajonin e Greqisë nuk do të jetë shumë i ashpër.
Banka të tjera të huaja mund të zgjerojnë rrezen e tyre të operimit në treg, ndërkohë që rivalët e tyre grekë tërhiqen.
Por, Greqia nuk është vetëm një faktor që siguron kapitalin, është gjithashtu një treg i madh eksportesh, duke qenë përqendrimi i një të dhjetës së eksporteve të Bullgarisë, për vitin e kaluar.
Gjithashtu, Greqia është një treg i gjerë punësimi për shumë emigrantë, veçanërisht nga Shqipëria, ku remitancat përbëjnë rreth një të gjashtën e GDP.
Një recesion i thellë në Greqi do të ndikojë dukshëm si në rritjen ekonomike po ashtu edhe besimin e tregjeve në fqinjët e saj veriorë.
Megjithëse një rreze të gjerë ka edhe perceptimi se trazirat në Greqi shprehin një refuzim të nocionit se ndarja e madhe e Evropës është mes lindjes së paefektshme ish-komuniste dhe perëndimi kapitalist virtuoz të hershëm, por që realisht është mes veriut shumë të kujdesshëm dhe jugut të ekonomikisht pavëmendshëm dhe shpërdorues.
Në korrik Estonia pret një ''dritë të gjelbër'' për vënien në përdorim të monedhës së përbashkët evropiane, euro në vitin 2011.
Pa borxh publik neto, me deficit prej 1.7 për qind të GDP-së dhe një inflacion prej 1.7 për qind, Estonia përmbush të gjitha kriteret e Traktatit të Mastrihtit në një nivel më të lartë se të gjithë anëtarë ekzistencë të zonës euro, por një ''tendosje nervash e mbyt logjikën në disa raste''.
Entuziazmi për zgjerim po venitet. Çdo vend që ka një nivel borxhi dhe arrogance të njëjtë me Greqinë, si Hungaria nën qeverinë e saj të re të vetëkënaqur, do të përballet me një mirëpritje tepër të akullt.
Dhe ethet e agonisë së Greqisë mund ti bëjnë disa vendeve të tjera, veçanërisht vende të mëdha si Polonia, të mendojnë sërish lidhur me avantazhet e një monedhë.
Në rast krize të qenit i aftë të zhvlerësosh dhe të kontrollosh politikën monetare vendase mund të rezultojë një avantazh./
/i.p/