English

Sport-Kategoria E Parë/ 4 Ekipe Në Kërkim Të Ngjitjes Në Superligë

TIRANË, 7 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Nesër në orën 16:00 rikthehen ndeshjet e Kategorisë së Parë të futbollit me javën e 29-të. Priten takime interesante përsa i përket 4 skuadrave që luftojnë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore. Gjithashtu ndeshje të forta priten edhe mes ekipeve që luftojnë për të mos rënë nga Kategoria e Parë. Bylis që tashmë e ka fituar matematikisht kampionatin dhe ka siguruar ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm do të presë Pogradecin, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kanë mbetur pa objektiva në këtë fund sezoni. Elbasani i vendit të dytë me 56 pikë do të ketë një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj ekipit të Bilisht Sport që lufton për të mos rënë nga kategoria pasi gjendet i 10-i me 31 pikë. Kamza që mban vendin e tretë me 56 pikë, ka një ndeshje të vështirë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas. Lushnja e vendit të 4-t me 54 pikë do të udhëtojë për në Skrapar ku vendasit kërkojnë 3 pikët pasi rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë. Partizani që renditet i 5-ti me 54 pikë ka një ndeshje disi më të lehtë, pasi pret në Tiranë skuadrën e Burrelit, që renditet e 11-ta me 30 pikë. Ndeshjet e tjera të kësaj jave për skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria janë, Ada - Memaliaj, Sopoti - Gramshi dhe Besëlidhja - Turbina. - Ndeshjet e javës së 29-të të Kategorisë së Parë Luftëtari - Kamza Ada - Memaliaj Sopoti - Gramshi Besëlidhja - Turbina Bylis - Pogradeci Skrapari - Lushnja Bilisht Sport - Elbasani Partizani - Burreli - Renditja e Kategorisë së Parë në javën e 28-të: Nr Ekipi N Pikë 1 Bylis 28 66 2 Elbasani 28 56 3 Kamza 28 56 4 Lushnja 28 54 5 Partizani 28 54 6 Ada 28 42 7 Pogradeci 28 45 8 Luftëtari 28 36 9 Besëlidhja 28 34 10 Bilisht Sporti 28 31 11 Burreli 28 30 12 Gramshi 28 26 13 Skrapari 28 28 14 Turbina 28 27 15 Memaliaj 28 23 16 Sopoti 28 15
KOMENTE