English

Topi: Mbështetje për Kosovën në të gjitha sfidat

Tiranë, 07 Maj, NOA – Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë do të mbështesin Republikën e Kosovës në të gjithë sfidat. Ky është mesazhi që Presidenti Bamir Topi dha sot gjatë takimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Lutfi Haziri .

Gjatë bisedës, Topi vlerësoi se vizita dhe takime të niveleve të tilla të larta i shërbejnë forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Haziri e falënderoi Presidentin Topi për këtë takim, të cilin gjithashtu e vlerësoi si të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës e të sporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të ardhmes evropiane të rinisë shqiptare. Haziri theksoi se është i “domosdoshëm bashkëpunimi në fushën e kulturës si një ndër shtyllat më të rëndësishme në themelet e shtetit të ri të Kosovës, por edhe si një ndër pikat ku ne ndajmë kaq shumë vlera të përbashkëta.”

Në takimin e sotëm kanë qenë të pranishëm edhe Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Nikollë Lesi si dhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj.

m.xh/NOA

KOMENTE