English

Turqi - Dy Ushtarë Turq Dhe Pesë Rebelë Kurdë Humbin Jetën Në Një Shkëmbin Zjarri

ANKARA, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë turq dhe pesë militantë të partisë separatiste "Punëtorët e Kurdistanit" (PKK) mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Irakun, njoftoi agjencia Anadolli duke cituar burime ushtarake vendase, sipas të cilave ngjarja ndodhi pranë lokalitetit Yuksekova. Tashmë prej vitesh rebelët e PKK-së përdorin zonat veriore të Irakut, ku kanë baza dhe depozita armësh, për të përgatitur dhe filluar sulme kundër ushtrisë turke. Turqia, si BE-ja dhe SHBA-ja, e konsideron PKK-në një organizatë terroriste dhe e akuzon se është përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, më së shumti kurdë, nga fillesat e revoltës në vitin 1984 për ndërtimin e një shteti të pavarur kurd në juglindje të vendit. /e.v/
KOMENTE