Turqi - Parlamenti Miraton Ndryshimet Kushtetuese
ANKARA, 7 maj /ATSH-MIA/ - Parlamenti turk miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm projektligjin e Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim për ndryshime në Kushtetutë.
Dokumenti për reformën në sistemin gjyqësor dhe rolin e ushtrisë duhet të nënshkruhet nga presidenti Abdulla Gyl dhe më pas duhet të organizohet referendumi në një afat 60-ditor.
Projektligji u miratua nga 336 deputetë, që është më pak se dy të tretat e 550 të zgjedhurve nga populli.
''Për këtë arsye, ky projektligj duhet të jetë miratohet edhe me referendum'', njofton media lokale./
a.jor.