Turqi-Siri: Presidenti Al Assad Nesër Në Stamboll
ANKARA, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti sirian Bashar Al Assad do të vizitojë nesër Turqinë me ftesë të homologut të tij turk, Abdullah Gul, për një seri bisedimesh, njoftoi sot agjencia Anadolli, duke theksuar se dy krerët e shteteve do të diskutojnë veçanërisht për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
/e.v/