English

Ushtronte dhunë ndaj saj, gruaja denoncon burrin në polici

Durrës, 7 maj, NOA – Dhuna e vazhdueshme psikologjike dhe fizike e ushtruar nga bashkëshorti saj, e ka detyruar një grua të rendë në polici dhe të kryejë atje një kallëzim penal ndaj tij.

Bëhet fjalë për 44-vjeçaren me inicialet M.P., lindur në Elbasan dhe banuese në qytetin e Durrësit, e cila ka denoncuar 51-vjeçarin me inicialet K.P., për ushtrim dhune ndaj saj.

Menjëherë paskëtaj, siç bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, forcat policore kanë lëshuar urdhrin e mbrojtjes për gruan e lënduar, e cila kreu edhe kallëzimin e lartpërmendur.

Ndërkaq, materialet procedurale iu dërguan për ndjekje gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE