Londër, 7 maj, NOA – Konservatorët britanikë kanë arritur që në zgjedhjet e djeshme të përgjithshme të mbajtura në vendin e tyre, të fitojnë një epërsi të dukshme, duke kapur rezultatin më të mirë të pasur ndonjëherë që prej 80 vitesh.
E megjithatë, nuk mund të thuhet se ata kanë fituar shumicën, çka do të thotë se beteja për të krijuar qeverinë, do të jetë e vështirë, pasi ata vërtet kanë fituar më shumë vende në parlament, por nuk kanë mazhorancën e duhur për pushtetin.
Sondazhet tregojnë se konservatorët e opozitës, të kandidatit David Cameron, pritet që të fitojnë 307 vende në parlamentin me 650 vende, ku 326 përbëjnë shumicën absolute. Ndërsa partia Laburiste e kryeministrit Gordon Broun pritet të fitojë 255 vende dhe liberal-demokratët vetëm 59 vende.
Për të pasur një shumicë absolute në parlamentin britanik, duhen të paktën 326 vende, ndërsa konservatorët kanë vetëm 305 të tilla.
Ndërsa duket qartë se qeveria laburiste që qeveris aktualisht prej 13 vitesh në Britaninë e Madhe, pas humbjeve të dukshme ditën e djeshme në zgjedhjet e përgjithshme, e ka humbur të drejtën për të qeverisur dhe i mbetet vetëm të bëjnë koalicion të detyruar nëse do të jetë kështu.
n.e/NOA