Berlin, 8 maj, NOA - 65 vjet më parë, përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e vehrmaht-it gjerman. Një ditë me rëndësi historike për botën.
8 maji është dita në të cilën mori fund një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit, pasi me kapitullimin e Gjermanisë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, e cila përkoi me 55 milionë të vrarë.
Pjesë të tëra të kontinentit u kthyen në rrënoja dhe hi. Por armët heshtën.
Qytetet gjermane ishin shkatërruar në pjesën më të madhe, miliona njerëz u larguan nga shtëpitë prej dëbimeve dhe ikjeve.
Mijëra vetë, ndër të cilët shumë baballarë, u kthyen në robër lufte. Forcat aleate e ndanë Gjermaninë në zona influence.
Gjermania u mposht ushtarakisht, politikisht dhe moralisht. Bashkimi Sovjetik ishte vendi që derdhi më shumë gjak ndër kundërshtarët e Hitlerit.
27 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën në luftën kundër nacional-socializmit.
Ishte Ushtria e Kuqe që mundi vehrmaht-in në frontin e lindjes dhe i dha fund vrasjeve në kampin e përqendrimit në Aushvic.
Por fitorja e Bashkimit Sovjetik betonoi dhe zgjeroi pushtetin e Stalinit, prej të cilit vuajtën në vitet që pasuan vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore.
Më 25 prill 1945, amerikanët dhe rusët u takuan në Torgau, në brigjet e lumit Elbë.
Më 2 maj, Berlini i rrethuar kapitulloi. Dy ditë me parë, Hitleri kishte bërë vetëvrasje në bunkerin e tij.
Në kuartierin e gjeneralit amerikan Eisenhouer, në qytetin francez Reims, koloneli Jodl dhe admirali von Friedeburg nënshkruan dokumentin e kapitullimit pa kushte.
Komanda e vehrmaht-it gjerman u detyrua të ndërpriste të gjitha luftimet dhe i dorëzoi Shtabit të Përgjithshëm të forcave aleate të gjitha forcat ushtarake gjermane tokësore, ajrore dhe ujore.
Me dëshirën e Stalinit, kapitullimi u përsërit në kuartierin kryesor të forcave sovjetike në Berlin-Karlshorst në natën e 8 duke gdhirë 9 maji.
Fundit të fashizmit iu vu kështu vula. Shumë gjermanë e vlerësuan kapitullimin katarstrofë.
Vetëm me demokratizimin dhe themelimin e Republikës Federale u zhvillua një vetëdije e re historike.
Shprehje e këtij këndvështrimi të ri historik ishte fjalimi i Presidentit Richard von Ëeizsäcker më 8 maj të vitit 1985, i cili e quajti çlirim përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
DVelle