English

Arrin të marrë patentën pas 959 provash

Kore e Jugut, 8 Maj, NOA – Më në fund 69 vjeçarja arriti të marrë patentën pasi kishte dhënë 959 herë provimin. Cha Sa-soon një 69 vjeçare nga Korea e Jugut falë këmbënguljes dhe një durimi të jashtëzakonshëm, arriti të marrë lejen e drejtimit të mjetit duke shënuar rekord në numrin e provave të dhëna.

Sipas medias vendase “Yonhap” që nga refuzimi i testit të parë në prill të 2005 ajo ka provuar pothuajse çdo ditë për të kapërcyer pengesën e testit, por çdo herë kthehej në shtëpi me të njëjtin rezultat negativ.

Më në fund Cha-Sa arriti të kalojë testin me shkrim dhe pastaj, së fundi, praktikën.

Tani ajo është e vendosur për të blerë një makinë të vogël të përdorur për të vizituar fëmijët dhe për punën e saj si shitëse perimesh.

a.k/NOA

KOMENTE