English

Artistët Letër Ramës- Mos Pengo Integrimin

TIRANË, 8 Maj/ ATSH/- Në një letër të hapur drejtuar sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, 42 personalitete të letrave, kulturës dhe artit shqiptar, mes të cilëve, Mirush Kabashi, Tinka Kurti, Elvira Diamanti, Edmond Tupja, Agim Krajka, Zhani Ciko, Buron Kaceli, etj, i kanë kërkuar që të mos pengojë shqiptarët drejt shtëpisë së tyre, drejt Europës. "Tamam në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të BE mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës", shprehen ata. Sipas tyre, "ne të gjithe e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin më anë të kaosit dhe anarkisë, janë rruge pa krye, janë standarte të diktaturave dhe rebelime të dënueshme botërisht", shkruajnë mes të tjerave, artistët në letrën drejtuar kreut të PS-së, Edi Rama. Ata i kërkojnë Ramës që të mos bëhet anti-heroi i kohëve moderne dhe të mos vrasë fatin e shqiptarëve drejt Europës./s.d//n.m/
KOMENTE