Axhenda Ndërkombëtare 8 Maj 2010
-----------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
LONDER - Ndjekje e marrëveshjeve të mundshme mes partive britanike për formimin e një qeverie koalicioni, pas zgjedhjeve parlamentare të së enjtes që nuk sollën një maxhorancë absolute në pushtet.
LONDER - Liberaldemokratët e Nick Cleggut do të mblidhen në orën 11:00 GMT për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbajnë pas kërkesës së konservatorëve të David Cameronit për koalicion.
BRUKSEL/ATHINE - Ndjekje e situatës pas vlerësimit të ndihmës për Greqinë dhe krijimit të një fondi emergjence për zonën euro për shkak të përhapjes së mundshme të krizës greke.
TË TJERA
--------------
VENICE (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për eliminimin e pasojave të shkaktuara në Gjirin e Meksikës nga shpërthimi i një platforme amerikane nafte.
RAMALLAH - Takim i ri mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell dhe presidentit palestinez, Mahmud Abas.
RAMALLAH - Takim i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) mbi rifillimin e procesit të paqes me izraelitët.
MADRID - Merr fund vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.
MOSKE - Ndjekje e përgatitjeve për ceremoninë përkujtimore për 9 Majin, 65-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste.
- Takim i presidentit të përkohshëm polak, Bronislaw Komorowski me homologun rus, Dmitri Medvedev.
- Samit jozyrtar mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.
- Samit jozyrtar i 11 ish-republikave sovjetike./
a.jor.