Mynih, 8 maj, NOA – Ekipi i Bajernit të Mynihut fitoi sot zyrtarisht titullin e 22-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, pas fitores 3-2 kundër ekipit Herta.
Golashënues i dysfishtë për Bajernin ishte holandezi, Arjen Roben, ndërsa golin e parë e shënoi Oliç.
Mirëpo titulli i kampionit një javë para se të përfundojë kampionati u bë i mundur pasi që ekipi i Shalkes humbi në fushën e vet nga Verderi i Bremenit me rezultat 0:2.
Sidoqoftë, zyrtarisht Bajerni ende nuk është kampion, por përveç tri pikëve epërsi, ekipi nga Mynihu ka golavarazh më të mirë se Shalke me 17 gola më shumë.
Nga kategoria e parë e Bundeligës ka rënë Herta e Berlinit, pas një barazimi 1:1 me Bajerin e Leverkuzenit.
n.e/NOA