English

Balli Kombëtar Demokrat: Origjina E Tensioneve Të Sotme Politike I Ka Rrënjët Te Mëndësia Komuniste

TIRANE, 8 Maj/ATSH/.- Partia e Ballit Kombëtar Demokrat vlerëson se origjina e tensioneve të sotme politike i ka rrënjët te mendësia komuniste që kanë segmente të caktuara të spektrit të sotëm politik. Kryetari i BKD-së, Artur Roshi, duke marrë shkas nga greva e urisë e disa deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre, tha sot në një konferencë për shtyp, se "komunizmi është një ideologji e bazuar jo te politika të arsyeshme, por te instikti për pushtet, për të cilin ata janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, përfshi edhe jetë njerëzore të pafajshme". Sipas tij, greva e urisë nuk është element demokratik, sepse ajo nuk mundëson hapësira për kompromis. Kryetari i PBKD theksoi se "Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për reformën e dekomunistizimit, ligjin e lustracionit, hetimin e krimeve të komunizmit dhe rishkrimin e historisë, të cilat do të na ndihmojmë që të mos përsëriten gabimet e të shkuarës që shpesh kanë qenë fatale"./s.s./
KOMENTE