English

Britani - Media Mbështet Një Koalicion, Por Sa Më Shpejt

LONDËR, 8 maj /ATSH-AFP/ - Shtypi britanik e cilësoi sot liderin liberaldemokrat, Nick Clegg si lojtarin kryesor, në përfundim të zgjedhjeve legjislative pa fitues të qartë, duke nënvizuar përgjegjësinë e tij në arritjen urgjente të një aleancë që i mundëson vendit të qeveriset. Por, shtypi ndahet mbi zgjedhjen që pritet të bëjë Nick Clegg mes konservatorëve të David Cameron, të cilët u renditën në krye qoftë me vota, qofte me vende dhe laburistëve të kryeministrit aktual Gordon Brown. Për ''Financial Times'', një aleancë mes konservatorëve dhe liberaldemokratëve do të ofronte më shumë mundësi për stabilitet , sepse është i vetmi kombinim i besueshëm në sytë e tyre. "Me krizën greke që po kërcënon dhe Evropën, nuk është momenti për partitë të manovrojnë për postet. Shpejtësia për krijimin e një administrate publike është thelbësore. Duhet të gjendet sa më shpejt një marrëveshje këtë fundjavë. Përndryshe, një qeveri minoritare konservatore do të ishte alternativë logjike'', shkruan e përditshmja. E përditshmja ''Daily Telegraph'' theksoi gjithashtu se Britania e Madhe duhet të ketë një qeveri para së hënës për të parandaluar trazirat e mëtejshme në tregjet financiare. "Këtë fundjavë, laburistët dhe liberaldemokratët duhet të arrijnë një marrëveshje për të garantuar rimëkëmbjen ekonomike, për të siguruar tregjet në bazë të shpenzimeve kryesore dhe për të zhvilluar sa më shpejt një referendum mbi një reformë zgjedhore'', shkruan e përditshmja ''Guardian''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE