Tiranë, 8 Maj, NOA – Gjendja e rëndë shëndetësore, si pasojë e mungesës së ushqimit ka detyruar mjekët që ndjekin nga afër grevën e urisë së Partisë Socialiste që të dërgojnë në spital një tjetër grevist.
Bëhet fjalë për 26 vjeçarin, Arbër Begaj nga Tirana. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore, pas tetë ditësh në grevën e urisë, nuk e lejonte mbajtjen në kushte të tilla.
Begaj është dërguar në spital pak minuta më parë. Me rastin e fundit ka shkuar në katër numri i grevistëve që kanë lënë grevën ditën e sotme. Ndërsa që nga fillimi i grevës, janë 11 grevistë që janë larguar prej saj.
m.xh/NOA