Bruksel, 8 Maj, NOA – Drejtuesit e vendeve të eurozonës thanë se po krijojnë një fond të ri për krizën ekonomike, për t’i ndihmuar vendet me probleme që përdorin euron.
Ky fond do të pengoj dobësimin e mëtejshëm të valutës së përbashkët evropiane.
Liderët e 16 shteteve që përdorin euron, gjithashtu ranë dakord t’u vendosin kufizime të papërcaktuara spekulatorëve, të cilët i fajësojnë për sulmet ndaj euros.
Në samitin e mbrëmshëm në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, ata gjithashtu kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen me BE-në dhe FMN-në që Greqia të marrë 110 miliardë euro ndihma brenda tri viteve.
Këtë javë, euroja ra deri në 1,25 dollarë ndërkohë që kriza greke e lëkundi edhe besimin e tregjeve financiare në aftësinë e disa shteteve më të dobëta të BE-së që të mund t’i kthejnë prapë huatë.
m.xh/NOA/RFE