English

Grevisti i 8-të socialist, lë grevën. Dërgohet drejt spitalit me ambulancë

Tiranë, 8 maj, NOA - Rëndohet edhe më tej situata në çadrat e grevistëve socialistë, të cilët kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës së urisë në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se është pikërisht 29-vjeçari nga Përrenjasi, Klodian Rira, i cili është transportuar mëngjesin e sotëm menjëherë drejt spital pas problemeve që ka pasur në stomak.

Kështu, Rira është grevisti i tetë socialist që detyrohet të largohet nga greva e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Edhe dje në orët e vona të mbrëmjes Socialiste është dërguar me urgjencë një grevist drejt mjediseve të spitalit, pas rëndimit të shëndetit.

Grevisti i shoqëruar me barela drejt spitalit ishte Isa Arapi, rreth 40 vjeç, nga qarku i Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE