Madrid, 8 Maj, NOA - Autoritetet e aviacionit spanjoll thanë se kanë mbyllur tre aeroporte në Spanjën jugore shkaku i përhapjes së hirit vullkanik nga vullkani në Islandë.
Mbyllja u bë sot kur disa aeroplanë transatlantikë vazhduan të ndërrojnë drejtimin për të shmangur rrugën e hirit vullkanik.
Shmangia i ka zgjatur fluturimet për dy orë tjera, dhe i ka detyruar aeroplanët të pajisen me më shumë karburant.
Vullkani në Islandë nuk tregon shenja qetësimi që kur filloi të lëshojë hi në 13 prill.
NOA