Indi - Të Paktën Gjashtë Policë Të Vdekur Nga Shpërthimi I Një Mine
RAIPUR, 8 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën gjashtë trupa paraushtarake mbetën të vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një minë të rebelëve maoistë në shtetin Chhattisgarh, në veri të Indisë, episodi më i fundit i një serie atentatesh të përgjakshme të kryer nga rebelët, njoftuan burime policore indiane.
Trupat po patrullonin një zonë të njohur për prani të maoistëve, ndërkohë që automjeti me të cilin udhëtonin shpërtheu nga një minë rreth 550 kilometra nga Raipur, kryeqyteti i shtetit Chhattisgarh.
Muajin e kaluar, në xhunglën e shtetit të pasur me minerale, rebelët e ekstremit të majtë masakruan rreth 76 policë./
/i.p/