English

Irani Pranon Një Propozim Për Diskutime Me Perëndimorët

ANKARA, 8 maj /ATSH-AFP/ - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Manouchehr Mottaki pranoi idenë për diskutime të reja me vendet perëndimore përsa i përket programit bërthamor, që do të zhvillohen në Turqi, njoftoi agjencia turke e lajmeve ''Anatolie''. "Kjo ide u pranua nga Irani. Në ne do të biem dakort për datën, ky takim do të zhvillohet shumë shpejt'', deklaroi Mottaki pas një takimi dje në mbrëmje në Stamboll me homologun turk Ahmet Davutoglu. "Vendi i këtij takimi do të jetë Turqia. Ne e cilësojmë këtë një propozim të mirë'', theksoi ai, sipas agjencisë turke të lajmeve ''Anatolie''./ /ec/
KOMENTE