Kanë, 8 maj, NOA –Ministri Italian i Kulturës, Sandro Bondi, ka kthyer mbrapsht ftesën për të marrë pjesë në festivalin e Filmit në Kanë, përmes një deklaratë duke shprehur "keqardhje për pjesëmarrjen në këtë eveniment të filmit Drakula, i cili fyen të vërtetën e gjithë popullit italian".
Filmi nga Sabina Guzzanti është një hetim mbi zonën e tërmetit të rënë në Abruzzo dhe gjurmët që kjo katastrofë la në vendin fqinj.
Por nuk kanë qenë të gjithë dakord me këtë vendim të ministrisë së Kulturës, duke patur reagime si ai i nënkryetarit të Senatit, Fabio Giambrone, sipas të cilit, "Berluskoni dhe qeveria e tij tregoi rritje padurimi ndaj satirës së një filmi dhe qëndrimi kritik ndaj lirisë së shprehjes është tipike e regjimeve totalitare".
Filmi "Drakuila-Italia që dridhet", e autores Sabine Guzati, është në listën zyrtare të filmave të festivalit, por jashtë konkurrencës.
n.e/NOA