Kim-Jong-Il Mbështet Një Zgjidhje Paqësore Për Çështjen Bërthamore
SEUL, 8 maj /ATSH-AFP/ - Numri një koreano-verior, Kim Jong-Il deklaroi sot se Koreja e Veriut mbështet çarmatimin bërthamor, njoftoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA.
''Gjatë një vizite që zhvilloi këtë javë në Pekin, Kim Jong-Il shprehu vullnetin e Koresë së Veriut për të krijuar kushte të përshtatshme për rifillimin e negociatave bërthamore me gjashtëshen në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut'', shtoi KCNA.
''Kim Jong-Il deklaroi se Koreja e Veriut i mbetet besnike principit të saj bazë në lidhje me çarmatimin e gadishullit korean duke kërkuar një zgjidhje paqësore me anë të dialogut'', nënvizoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA./
/ec/