English

Kosovë - Istogu Voton Nesër Në Balotazhin E Zgjedhjeve Të Parakohshme Për Kryetar Komune

PRISHTINË, 8 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në Istog zhvillohet nesër balotazhi i zgjedhjeve të parakohshme për krytetar komune pasi në raundin e parë, më 11 prill, asnjëri nga kandidatët nuk arriti të kalojë 50 përqindëshin e votave për të qenë i zgjedhur. Nesër në balotazh garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Shasivar Haxhiaj, përfaqësues të partive të koalicionit qeverisës në nivel vendi. Zgjedhjet e parakohshme mbahen në Istog pas zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit 2009, të parave në Kosovën e pavarur, pasi fituesi i tyre, i rizgjedhuri kryetar komune, Fadil Ferati, ndërroi jetë më 30 janar. Në muajin e ardhshëm, më 20 qershor, në Kosovë do të ketë edhe një proces zgjedhor: në Partesh votohet për herë të parë për parlamentin lokal dhe kryetarin e komunës së re me shumicë serbe të krijuar sipas Paketës Ahtisaari./s.s./
KOMENTE