Kukës: Rikthehet I Ftohti Dhe Veshjet E Dimrit
KUKËS, 8 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Ndryshimi i menjëhershëm i motit, me reshje shiu e temperatura të ulta, përfshiu sot rajonin verilindor të vendit.
"I ftohti dhe reshjet e shiut, të pazakonta në këtë periudhë, kanë penguar mbjelljet e pranverës si dhe rrëshqitje toke në trasenë e rrugës Kukës- Shishtavec", tha për ATSH-në përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema, por rruga është e kalueshme.
Për banorët janë rikthyer sërish edhe veshjet e dimrit edhe pse jo me të njëjtat përmasa. Kjo ndodh pas disa ditëve me temperatura mjaft të larta që kishin përfshirë rajonin./ch/