Shkup, 8 maj, NOA - Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Maqedoni, Hoze Luis Herrero, ka theksuar se nuk ka mundësi që në këtë vend të përsëritet konflikti i vitit 2001.
“Të gjithë po e ndjekim me interes të lartë situatën. Nuk mendoj se ka ndonjë mundësi për tu përsëritur konflikti sot. Edhe ashtu siç kam pohuar më parë, dhuna nuk do ti ndihmojë askujt. Ata që mendojnë se në atë mënyrë do të arrijnë diçka, do të përballen me dënimin nga bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar ambasadori i OSBE-së, Herrero.
Sipas tij, në vitin 2010 nuk vjen parasysh përdorimi i dhunës. “Për gjithçka mund të flasim, debatojmë…Ndonjëherë progresi arrihet ngadalë, por patjetër duhet të ketë durim”, shtoi ai.
Përfaqësuesit e OSBE-së janë duke ndjekur situatën në terren, ku raportohet jozyrtarisht për qetësi.
NOA-INA