Tiranë, 8 maj, NOA – “Në këtë çadër nuk gjenden njerëz që duan pushtet apo të ndalin heqjen e vizave, por njerëz që duan të heqin vizat mes njëri-tjetrit”.
Kështu është shprehur në protestën e sotme të opozitës, deputeti socialist Pandeli Majko, sipas të cilit, 200 grevistët socialistë të urisë, janë njerëz që kërkojnë më të mirën e këtij vendi dhe ndaj i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të ulet në tryezë për negociata.
“Të nderuar demokratë! Kjo nuk është çadër që kërkon pushtet, por liri dhe demokraci. Këta njerëz po shkojnë drejt vdekjes, ndaj reflektoni sa më parë, sa nuk është vonë”, u ka drejtuar Majko thirrje publike mbështetësve të Partisë Demokratike.
n.e/NOA