Vatikan, 8 Maj, NOA - Papa Benedikti XVI ka pranuar sot dorëheqjen e një peshkopi të njohur në Gjermani, i cili akuzohet për abuzim të fëmijëve dhe ndoshta sjellje të gabuar financiare në shtëpinë e fëmijës.
Peshkopi i Augsburgut, Ualter Miksa, dha dorëheqje pasi pranoi se i kishte rënë me shuplakë një djali disa dekada më parë kur ka qenë prift, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Dorëheqja vjen në kohën kur zyrtarët gjermanë thonë se prokurorët po e hetojnë peshkopin edhe për disa raporte për abuzime seksuale në zonën e Augsburgut.
NOA/RFE