Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar, të publikuar sot:
Gazeta " Koha Jonë"
MASHTRIMI I RAMËS: PO IKI NË BRUKSEL, SHKON NË PARIS
Zbardhet e vërteta e lëvizjes së Ramës jashtë vendit, po përpiqet të shpëtojë e të largojë stresin e javës së ngjeshur, me protesta dhe grevë urie.
Tituj të tjerë:
Studentët në protestë: Rama mos ndal heqjen e vizave
Bumçi: Katër variante për zgjidhjen e ngërcit politik.
Gazeta " Shqip"
KUTITË E MATERIALEVE, VARIANT KOMPROMISI
Ambasadorët bëjnë presion për zgjidhje të shpejtë dhe ofrojnë alternativë për palët
Tituj të tjerë:
Ina Rama: E kemi të vështirë të hetojmë zyrtarët dhe biznesmenët
Gazeta " Panorama"
KRIZA, TOPI RIKTHEN NEGOCIATAT
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, takohet me Zv. kryeministrin Meta dhe ambasadorët Uidhërs, Montobio dhe Lohan.
Tituj të tjerë:
Konflikti për tokën, vret vëllanë me thikë.
Piramida, biznesmeni: Si më morën 2900 euro
Gazeta " Shekulli"
GREVA, NANO TAKOHET ME BASHËN
Fatos Nano drekon me Lulzim Bashën, të gjitha detajet e takimit "sekret"
Tituj të tjerë:
Ramizi: C'ndodhi pas vdekjes së Enverit.
Matura 2010, botohen testet e Kimisë dhe Biologjisë
Gazeta Shqiptare
AGOLLI : BERISHA NUK KA FUQI TË NDALOJË GREVEN
Shkrimtari i njohur mbështet protestën e Partisë Socialiste: S'bëhet demokraci me mitraloza
Tituj të tjerë:
Rama: Hetimi i zyrtarëve të korruptur, i vështirë.
Tri orë mbledhje, akuza dhe debate në FSHF
Gazeta "Rilindja Demokratike"
PASTRIMI I PARAVE, BLLOKOHEN 4 MILION EURO PASURI E KRIMIT
Ministri i Finanacve, Ridvan Bode: Gjashtë njësi të reja hetimore për procedim ndaj krimit financiar dhe korrpsionit janë në gadishmëri
Tituj të tjerë:
Berisha: Përgatitje për turizmin.
PD: Përgjigje ligjore ndaj kërcënimeve, të mafias-Rama ndaj Bulkut
Liri Berisha: Talasemia, problem që kërkon bashkëpunim
Gazeta "Zëri i Popullit"
SPECIALE/ DRITERO AGOLLI: BERISHA NUK I NDAL DOT NJERZIT, VENDI NE AUTOKRACI
Intervistëme shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli.
Tituj të tjerë:
Vendi zhytet në varfëri
Faturat e energjisë, me shtrenjtë se në Kanada./e.xh/