English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 8 maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Burime të afërta me hetimet thonë se zyrtarët e Qeverisë kanë fshirë serverin e konfiskuar nga EULEX-i -DYSHOHET PËR 80 MILIONË TË KEQPËRDORURA NË MTPT- "Fakti që është arritur që të dhënat në server të fshihen aq shpejt, tregon se kemi pasur të bëjmë me një rrjet të organizuar kriminal, i cili ka qenë në dijeni për hetimet dhe ka qenë i përgatitur për bastisjen", i ka thënë gazetës një zyrtar i afërt me hetimet Tituj të tjerë: Fule e ka bërë Rexhepin optimist për liberalizimin e vizave Fule, i interesuar për problemet e banorëve të veriut AKR-ja i kërkon Fatmir Limajt dorëheqje morale Sabit Gecit i caktohen 30 ditë paraburgim Dy gjyqtare serbe të gatshme të punojnë me shqiptarët Topi kërkon këshilla nga ndërkombëtarët për krizën "Express" RAPORTE TË DJERSITURA - Raportet në mes të institucioneve kosovare dhe EULEX'it përkeqësohen edhe më tej. Kryeprokurori Johannes van Vreeswijk u është përgjigjur flakë për flakë qëndrimeve të Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit të Kosovës. Ai pothuajse shpalli aktakuzën kundër Fatmir Limajt. Të premten folën të gjithë, pozita dhe opozita. Tituj të tjerë: Problem me leje - Derisa i takonte territorit të Prishtinës, Lagjes Marigona Residence i ishte dhënë leja për ndërtimin e mbi 100 shtëpive. Pas decentralizimit, kjo i përket Komunës së Graçanicës. Kryetari Bojan Stojanoviç thotë se nuk do të japë leje për shtëpi banimi. Sipas tij, me leje të tilla ndryshon struktura etnike e komunës së re. S'ka bisedime sekrete - Komisari për Zgjerim i BE'së, Stefan Fule ka thënë se nuk po zhvillohen bisedime sekrete mes Prishtinës dhe Beogradit. Koment - Liria si zhurmë mediale Integrimi drejt krizës - Opinion "Bota Sot" NUK MUND TË BISEDOHET PËR VERIUN PA KOSOVËN LINDORE! - Harrohet referendumi i Kosovës Lindore për bashkim Tituj të tjerë: Sejdiu: Nuk do të pranojmë asnjëherë që trungu i Kosovës të cungohet EULEX-i refuzon të vendosë rend në veri! - Kush po e pengon zbatimin e strategjisë për veriun?! Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën "shtyhet" për vitin 2011 Atleti me vargoj në këmbë - Editoriali "Tribuna shqiptare" S'KA BISEDIME TË FSHEHTA Tituj të tjerë: Kundërpërgjigje për Serbinë Tiranë - PS të respektojë ligjet - Partitë Popullore të Evropës i kanë kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama që të ndërpresë grevën. Istogu voton të dielën Shkup - Kujdes nga Gruevski Nuk pranojmë cungim të Kosovës "Zëri" HETOHEN EDHE ISH-ZYRTARËT E QEVERISË - Burime ndërkombëtare thonë se hetimet janë duke u kryer edhe ndaj një ish-zyrtari qeveritar të LDK-së Tituj të tjerë: Aferat rrezikojnë koalicionin - PDK dhe LDK do t'i rrinë besnike partneritetit për hir të pushtetit të përbashkët Shauble nuk ka kohë të takohet me Shalën Fushata studentore bllokon UP-në Kushtetuesja vendos për veturat angleze Opinione - Goditja në kokë e realitetit politik Shkarkohet peshkopi Artemije "Epoka e Re" Vendi ka hyrë në tensionet që i kishte lënë prapa vetes - FYLE NA E NGULI EDHE PAK NË MITROVICË: LEGJITIMOI UNIVERSITETIN E PALIGJSHËM TË SERBISË Tituj të tjerë: Limaj ndryshoi Vushtrrinë për të mirë. Investoi mbi 20 milionë euro Meidani: Serbia mos të shohë ëndërra për bisedime politike me Kosovën Kosova në BE në kohë të përafërt me vendet e tjera Nesër votohet për kryetar të Burimit "Kosova Sot" Ngecin hetimet për keqpërdorimet në ish-hekurudhat e UNMIK-ut - SKANDALI 3 MILIONËSH, 5 VJET HETIMI I BLLOKUAR Tituj të tjerë: Sipas ambasadorit britanik - Kosova, pas një viti në OKB - "Sigurisht për serbët e Kosovës që jetojnë këtu është shumë më mirë se çka qenë. Dhe shumica e njerëzve në Beograd mendojnë kështu. Kosova ka shans që për një vit të bëhet anëtare e OKB-së dhe shpresoj se kjo nuk do të sjellë deri te konfliktet e reja", theksoi për gazetën "Vesti" të Beogradit ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Endi Sparks. Sejdiu, askush nuk është mbi ligjin Editoriali - Gjyqtarët dhe prokurorët kosovarë, jashtë loje "Lajm" Intervistë e liderit të Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti - KOSOVA, TIRANI DHE ANARKI Tituj të tjerë: AKR-ja kërkon dorëheqjen e Limajt Kryeprokurori i EULEX-it i përkushtuar për luftimin e krimit dhe të korrupsionit - I pakompromis ndaj krimit Qeveria pretendon ta ringjallë sektorin e mineraleve në Kosovë - Edhe një shans për "Trepçën" "Infopress" CILI MISION EULEX?! - Publicisti dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Hoti, bëri vërejtje të shumta ndaj segmenteve të caktuara të EULEX-it Tituj të tjerë: Ballkani në NATO dhe BE BE-ja premton investime Të dielën Istogu voton Një për qind e buxhetit për partitë politike Editorial - Iluzioni serb /s.s./
KOMENTE