English

Pop Arti, manipulim, apo ekzistencë?

Vlorë, 8 Maj, NOA - Kësaj pyetjeje përpiqet t’i japë përgjigje artisti italian, një përqafues i rrymës së Pop Art-it, italiani Mauro Soggiu.

Ai është prezent me rreth 34 punë të tij në ekspozitën e hapur këto ditë në qytetin e Vlorës “The Promenade Gallery Contemporary Art”.

Mendimet e tij në pikturë vijnë në thëniet se “Pop Art ka influencuar në inkoshiencën tonë.

Vështirë të thuhet se pa punët e Andy Warhol, apo Jasper Johns do të kishim qenë njësoj të lumtur, por është e sigurt se nëse do të ishim, atëherë arti kontemporan do të kishte qenë ndryshe dhe ne njësoj ndryshe së bashku me të”.

Ekspozita e artistit Italian Mauro Soggiu do të qëndrojë e hapur në “The Promenade Gallery Contemporary Art” deri në fund të majit 2010.

m.s/NOA

KOMENTE