English

Presidenti Turk Dhe Ai Sirian Akuzojnë Izraelin Për Pengim Të Paqes Në Lidnjen E Mesme

STAMBOLL, 8 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Abdullah Gyl dhe homologu i tij sirian Bachar al-Assad bënë sot thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve lidhur me programin bërthamor iranian dhe akuzuan Izraelin se po pengon përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme. ''Mosmarrëveshjet mes Iranit dhe Perëndimit duhet të zgjidhen pa vonesa të tjera, përmes rrugëve diplomatike", u shpreh presidenti turk, gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij sirian, që ndodhen në një vizitë në Turqi. Assad shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e Turqisë për të kontribuar në kapërcimin e situatën së sikletshme aktuale, kryesisht përmes propozimeve të saj të bëre publike dje, për organizimin e negociatave mes zyrtarëve iranianë dhe perëndimorë. "Dëshirojmë që Turqia të vazhdojë të luajë një rol pozitiv", u shpreh Assad, gjatë konferencës për shtyp. "Është një tendencë shumë e rrezikshme", deklaroi president Gyl, i cili shtoi se me zgjerimin e kolonive izraelite, "situata do të vështirësohet ndjeshëm dhe do të përshkallëzohet derë sa të dalë jashtë kontrolli"./ /i.p/
KOMENTE