English

Protesta E Ps/Transportohen Në Spital Dy Grevistë

TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- Greva e urisë e 22 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të saj, që po zhvillohet prej një jave në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë selisë së Kryeministrisë, regjistroi sot dhe dy grevistë të tjerë, që u detyruan ta ndërpresin grevën dhe t'i drejtohen Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për trajtim mjekësor. Sipas një njoftimi për shtyp nga Partia Socialiste, grevisti i shoqëruar në QSUT është 29 vjeçari Klodian Rira, nga Përrenjasi. Ndërkohë, pas tij, një tjetër grevist i PS-së nga qyteti i Fierit, u detyrua të ndërpresë grevën e urisë dhe të transportohet për në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Greva e 22 deputetëve të PS-së dhe rreth 180 mbështetësve të tyre synon plotësimin e kërkesës së opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit përmes hapjes së kutive të votimit./a.s/s.s./
KOMENTE