English

Rama për Meidanin: Ndiej keqardhje për deklaratat që lëshoi për grevën

Tiranë, 8 maj, NOA – “Fjalën e kam për disa intelektualë që kanë shkruar se greva e urisë nuk qenka e nevojshme dhe se pengoka vendin drejt integrimin. Fjala ime për ta është keqardhje, vetëm keqardhje për gjendjen ku janë katandisur”.

Me të tilla fjalë, gjatë fjalimit të tij publik të radhës para protestuesve socialistë, kreu i Partisë Socialiste i është kundërpërgjigjur në mënyrë të tërthortë, pa përmendur emra, eksponentit të njohur të së majtës, Rexhep Meidani, i cili dje lëshoi një deklaratë me të cilën theksonte se “greva nuk është e nevojshme, pasi ajo është një mjet që përdoret vetëm për raste të jashtëzakonshme”.

Më tej, kreu i selisë rozë goditi gjatë fjalës së tij edhe mediat, të cilat sipas tij, mbështesin qeverinë dhe kryeministrin Berisha, duke i cilësuar si “sazexhinjtë dhe dajrexhinjtë e haremit mediatik të kryeministrit”. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE