English

Rama viziton grevistët në spital

Tiranë, 8 Maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” personat që kanë dalë nga greva e urisë dhe janë shtruar në mënyrë urgjente, si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Kreu i PS-së ka takuar tre grevistët dhe është njohur me gjendjen e tyre shëndetësore. Vetëm sot, gjatë paradites numri i personave që janë shtuar në spital ka qenë tre.

Ndërsa në total numri i grevistëve që janë detyruar të largohen nga ambientet e grevës është 10.

Sot greva e urisë është në ditën e tetë të saj dhe problemet shëndetësore të grevistëve janë dhe më të mëdha.

Vizita e kreut të PS-së është bërë pas kthimit vizita në Bruksel, siç njoftoi dje zyra e Shtypit e Partisë Socialiste. Ndërkohë që mediat kanë raportuar se kryetari i PS-së ka qenë në Paris.

m.xh/NOA

KOMENTE