English

Rekord botëror në shitjen e një stilografi: 6.3 milion euro

Shangai, 8 maj, NOA - Quhet "Fulgor Nocturnus",stilografii i parë në botë realizuar në një model unik, prodhuar nga kompania e famshme në mbarë botën "Elmo & Montegrappa” shitur në një ankand bamirësie në Shangai për një shifër tronditëse: 6.3 milion euro.

Mbulesa e kapakut dhe trungut të stilografit është prej floriri 18 karat, e rrethuar nga 945 diamante të zinj të cilësisë së lartë në kapak dhe 1113 në trupin e tij.

Gjithashtu, 139 rubinë zbukurojnë ate.

Të gjithë 2197 gurët e çmuar janë vendosur me kujdes e përpikmëri për të arritur një sipërfaqe komode dhe shumë të rehatshme për tu mbajtur.

Nocturnus Fulgor është i pari në serinë e stilografeve unikë, i bërë me porosi dhe shënon rekord botëror përsa i përket shitjes në ankand të instrumenteve të të shkruarit.

Të gjitha të ardhurat realizuar nga shitja e tij do t'i dhurohen fondacionit bamirës “Shaping the chinese heart”, i cili ndihmon pacientët me probleme kardiovaskulare në vendet e varfra të Kinës Perëndimore.

a.k/NOA

KOMENTE