Paris, Romë, 8 Maj, NOA - Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi dhe kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni e kanë anuluar udhëtimin e tyre në Moskë në shënimin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ambasada franceze në Moskë tha se arsyeja është kriza financiare në eurozonën.
Deklarata thotë se Franca do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Rusi.
Vizita e tyre në Rusi do të zhvillohej me rastin e 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
NOA/RFE