English

Sarkozy Anulon Vizitën E Tij Në Rusi Si Pasojë E Krizës Financiare Në Eurozonë

MOSKË, 8 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy nuk do të jetë i pranishëm, siç ishte parashikuar, në ceremoninë që organizohet nesër në Moskë me rastin e 65 vjetorit të vitores së Aleatëve në vitin 1945, për arsye të ''krizës financiare" në zonën euro, njoftoi sot ambasada franceze në Moskë. "Si pasojë e krizës me të cilën po përballet zona euro, presidentit të Republikës do t'i duhet të qëndrojë në vend për takime me liderë të ndryshëm të zonës euro", deklaroi zëdhënësi i ambasadës, Thomas Buffin. "Kreu i shtetit nuk do të ndodhet në Moskë për ceremoninë e përvjetorit të 65 të fitores së Aleatëve në vitin 1945", shtoi ai. Franca do të përfaqësohet në këtë ceremoni nga ambasadori i saj në Moskë Jean De Gliniasty, shtohej në deklaratë./ /i.p/
KOMENTE