English

Shba - Obama Shumë I Shqetësuar Për Krizën Greke Dhe Situatën Në Evropë

UASHINGTON, 8 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh shumë i shqetësuar për krizën greke dhe për pasojën e saj në ekonomitë evropiane, në një intervistë për televizionin rus dhe të transmetuar sot. "Jam shumë i shqetësuar për këtë çështje dhe për atë që po ndodh në Evropë", deklaroi Obama për televizionin rus Rossiya në një intervistë realizuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë. "Por, mendoj se evropianët janë ndërgjegjësuar se kjo është shumë e rëndë. Greqia po merr masa shumë të vështira, sidoqoftë ata kanë vënë në zbatim një plan që kërkon masa të vështira", theksoi presidenti amerikan. "Nëse do të mund të stabilizojmë situatën në Evropë, do të ishte mirë për Shtetet e Bashkuara dhe do të ishte mirë edhe për Rusinë", shtoi ai. /I.Pu.
KOMENTE