Spanja Rimbyll 16 Aeroporte Për Shkak Të Reve Vullkanike
MADRID, 8 maj /ATSH-ANSA/ - Autoriteti Ajror Spanjoll (AENA) njoftoi mbylljen e shtatë aeroporteve të tjerë në veri të vendit për shkak të reve vullkanike me origjinë nga Islanda.
Aeroporteve të mbyllura sot në orët e para të mëngjesit, Santiago di Compostela, A Coruna, Vigo, Asturie, Santander, Burgos, Valladolid, Salamanca e Leon iu shtuan edhe ato të Saragozza, Bilbao, San Sebastian, Vitoria, Pamplona, La Rioja dhe Eida.
Mbyllja e aeroporteve do të vazhdojë deri në orën 18:00./
a.jor.