Sport-Futboll/ Mali I Zi Shpall Listën E Lojtarëve Për Miqësoren Ndaj Shqipërisë
- Mali i Zi-Shqipëri ka dhe një sfidë brenda sfidës, pasi kundër njëri-tjetrit janë dy trajnerë kroatë, Josip Kuzhe dhe Zllatko Kranjçar -
TIRANË, 8 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. -Trajneri i Malit të Zi, kroati Zlatko Kranjçar, publikoi listën e 22 lojtarëve të thirrur për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë (25 maj, në Podgoricë) dhe Norvegjisë (29 maj, në Oslo).
Në grupin e lojtarëve të thirrur vetëm një lojtar luan në Malin e Zi, 24-vjeçari Luka Pejoviç i Mogren. Futbollistët e tjerë luajnë në Gjermani, Austri, Zvicër, Portugali, Spanjë, Serbi, Hungari, Rusi, Rumani, por dhe në Korenë e Jugut.
Kjo do të jetë miqësorja e dytë e Shqipërisë me Malin e Zi. E para është fituar nga Kombëtarja jonë me rezultatin e thellë 5-0 (1946, trajner serbi Ljubisha Broçiç), një takim i zhvilluar në Shkodër.
Mali i Zi-Shqipëri ka dhe një sfidë brenda sfidës, pasi kundër njëri-tjetrit janë dy trajnerë kroatë, Josip Kuzhe dhe Zllatko Kranjçar, madje ky i fundit ka qenë edhe një kandidat i përfolur për stolin e Shqipërisë, përpara se presidenti FSHF-së Armand Duka të preferonte e të vendoste për Kuzhenë.
- Lista e lojtarëve të përfaqësueses së Malit të Zi për miqësoren e 25 majit
1. Vukasin Poleksic Debrecen (Hungari)
2. Mladen Bozovic Partizan (Serbi)
3. Srdan Blazic Levadijakos (Greqi)
4. Marko Basa Lokomotiva Moskës (Rusi)
5. Radoslav Batak Antalijaspor (Turqi)
6. Miodrag Dzudovic Spartak Njalçik (Rusi)
7. Milan Jovanovic Rapid Bec (Austri)
8. Elsad Zverotic Lucern (Zvicër)
9. Vladimir Bozovic Rapid Bukuresht (Rumani)
10. Savo Pavicevic Kavala (Greqi)
11. Luka Pejovic Mogren (Mali i Zi)
12. Zarko Tomasevic Nacional (Portugali)
13. Milorad Pekovic Grojter Furth (Gjermani)
14. Branko Boskovic Rapid Bec (Austri)
15. Mladen Kascelan Jagelonija (Poloni)
16. Simon Vukcevic Sporting Lisbon (Portugali)
17. Ivan Fatic Xhenova (Itali)
18. Mitar Novakovic Amkar (Rusi)
19. Mirko Vucinic Roma (Itali)
20. Andrija Delibasic Herkules (Spanjë)
21. Radomir Xhalovic Rijeka (Kroaci)
22. Dejan Damjanovic Seul (Korea)
/s.s./